Viti i ri shkollor ka nisur, nxënësit janë kthyer në banka, por mësimdhënësit ende po përballen me mungesën e njërit prej mjeteve bazë të punës, ditarëve shkollorë.

Në javën e parë të mësimit, orët, mungesat dhe të dhënat tjera, nuk kanë pasur se ku të evidentohen.

Lidhur me këtë problematikë, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani ka deklaruar se të gjitha shkollat e kryeqytetit kanë mungesë të ditarëve.

“Jemi në pritje më shumë se një javë, këto gjëra do të duhej të përfundonin para 1 shtatorit, para se të fillonte procesi mësimor, dhe jemi në pritje, pra është një papërgjegjësi në raport me këto materiale”, u shpreh Elshani në Klan Kosova.

“Këto janë procedura që janë zhvilluar prej Ministrisë së Arsimit, në kuptimin e tenderimit dhe procedurave të tjera që i kanë në raport me këto materiale. Është ekskluzivisht përgjegjësi e kësaj ministrie”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts