Gjithkush ka dëshirën për të gjetur një partner, ose një shok me të cilin të ndajë pjesën tjetër të jetës. Megjithatë, jo të gjithë e kanë këtë fat mirëpo zodiaku mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse do takoni shpirtin tuaj binjak apo jo. Këto janë disa nga shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë këtë vjeshtë.
Dashi
Me ardhjen e vjeshtës, Dashi gjen një flakë të re që forcon vetëvlerësimin e tij. Më joshës se kurrë, më në fund të lindurit në këtë shenjë do të pranojnë ndjenjat që kanë për personin e zemrës. Asgjë nuk do ta ndalojë për dëshirat e tij, por reaksionari i Mërkurit mund t’i shkaktojë probleme komunikimi.
Peshorja
Kjo vejeshtë do të thotë pasion dhe sensualitet për Peshoren. E thënë me fjalë më thjeshta, askush nuk do të mund t’i rezistojë kësaj shenje të horoskopit. Hëna dhe Afërdita janë në anën e personave të kësaj shenje.
Shigjetari
Dashuria që ndjen Shigjetari për partnerin e tij është aq e fortë saqë nuk do të vonojnë për të hedhur hapat e rëndësishëm në jetë. Nëse martesa nuk është ende në agjendë, mos kini frikë të bëni lëvizjen e parë dhe t’i deklaroni dashurinë tuaj, për të cilën jeni gati për gjithçka.