Prokuroria Speciale e Hagës ka nisur fjalën përmbyllëse në rastin e dytë për pretendimet e ndërhyrjes në drejtësi.

Sipas Prokurorisë, dëshmitarët duhet të thonin dhe të bënin atë që dëshironte Hashim Thaçi.

Për ZPS-në, mbrojtja e Thaçit dëshiron që Gjykata të “fusë kokën në rerë”.

“Dëshmitarët duhet të thonin e të bënin atë që donte Thaçi. Të gjitha argumentet e mbrojtjes e kanë shmangur realitetin e thjeshtë. Mbrojtja do që kjo gjykatë ta fus kokën në rerë. Por s’mund t’i fshehësh faktet në këtë proces gjyqësor. Por veprimtaria është e incizuar brenda qendrës së paraburgimit”, ka thënë Prokurori i ZPS-së.

Ai tutje ka treguar se janë 28 orë incizime të shpërndara në 9 vizita brena katër muajve. Sipas prokurorit, Thaçi kur ka biseduar për tema të përditshme ka folur me zë normal, ndërkohë pretendon se ka pëshpëritur kur ka dhënë udhëzime për vizitorët.

“Janë pranuar në këtë çështje rreth 28 orë incizime të z. Thaçi. 28 orë të shpërndara në 9 vizita të veçanta për 4 muaj. Përfshirë 5 vizita ku z.Thaci ka folur me bashkë të akuzuarit. Vizitë pas vizite, Thaçi ka folur me zë normal për temat e përditshme, pastaj pëshpëriste duke dhënë udhëzime se çfarë duhet t’iu thoshin vizitorët dëshmitarëve. Qëllimi ishte për të zbehur akuzat”, ka shtuar tutje Prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts