Deputeti i PDK-së, Altin (Jakup) Krasniqi, ka përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Krasniqi tha se sot është nderuar kujtimi i viktimave, ndërsa është shprehur edhe mirënjohja ndaj popullit amerikan.
“Sot përkujtuam viktimat amerikane të 11 Shtatorit, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke shprehur mirënjohjen tonë për popullin amerikan”, ka shkruar Krasniqi.
Ai theksoi se Kosova nuk do ta harrojë mbështetjen e SHBA-së në periudhat më të vështira.
“Kosova nuk harron kurrë miqtë që qëndruan pranë saj në ditët më të vështira”, përfundoi Krasniqi.





















