Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit ka filluar me një minut heshtje në 25 vjetorin e sulmit të 11 shtatorit në SHBA, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve, mosemërimi i të cilëve u bë shkaku i dështimit të konstituimit të Kuvendit në seancën e kaluar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryeparlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi Ardian Golën për nënkryetar, PDK propozoi Vlora Çitakun, LDK Kujtim Shalën, komunitetet joshumicë joserbe Emilja Rexhepin, ndërsa Lista Srpska Sllavko Simiqin.

Pas propozimit, Haxhiu ftoi përfaqësues të partive për një konsultë dhe më pas tha se nuk kanë dakordim për mënyrën e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje më pas tha se nuk do t’i votojë nënkryetarët e propozuar të PDK’së e LDK’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts