Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit do të votohen veç e veç, pasi nuk ka dakordim që votimi të bëhet në pako, raporton Ekonomia Online.

Pas diskutimit me shefat e Grupeve Parlamentare për mënyrën se si do të vazhdohet me votimin e nënkryetarëve, Haxhiu tha se kjo është forma e vetme që ka mbetur, në mungesë të një dakordimi për votim në pako.

“Duke qenë që nuk ka një dakordim për votim në pako, forma e vetme është që të votohet veç e veç të kandidatëve për nënkryetar”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se të mërkurën, kjo seancë u ndërpre për shkak të mospajtimeve të subjekteve politike për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts