Besimi se kur dashuron nuk do t’ia dish për asgjë tjetër, merr kuptimin e plotë tek puthja.
Sipas psikologëve, arsyeja e vërtetë është dëshira për ta ndjerë dikë thellësisht, pa u ndikuar nga elemente të jashtme, si pamja e partnerit apo vendi ku ndodhemi.
Kur i mbajmë sytë hapur nuk ndjejmë të njëjtën kënaqësi sepse, siç shpjegohet, kështu puthja kthehet në një përvojë mekanike, gjë që nuk i shkon për shtat dashurisë.
Duke mbyllur sytë, përqëndrohemi tek shqisat, prekja, ndjesitë që na jep tjetri, duke e bërë puthjen një përvojë me të vërtetë shpirtërore.
Gjatë studimit, u vu re se njerëzit, teksa puthnin me sytë mbyllur, kishin një dridhje të lehtë të duarve, e cila nuk ndodhte kur puthnin me sytë hapur, prandaj kur dëgjoni tek-tuk “dashuria të verbon”, me siguri e kanë fjalën specifikisht për këtë moment.