Tifozët “Kuq e Zi” kanë shprehur mbështetjen e tyre për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, “Kuq e Zi” kanë bërë të ditur se do t’i bashkohen marshit, duke theksuar se qëllimi i tyre është mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare.

“Çlirimtarët do të kthehen në atdhe, sepse ata janë heronjtë tanë!”, kanë shkruar tifozët “Kuq e Zi”.

Ata kanë thënë se do të jenë pjesë e marshit në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një qëndrim për “historinë tonë, për sakrificën e tyre dhe për vlerat mbi të cilat u ndërtua liria jonë”.

Në të njëjtën kohë, tifozët “Kuq e Zi” u kanë bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen marshit në sheshin “Skënderbeu”.

“Marshi për Liri” do të mbahet katër ditë para 16 shtatorit, kur Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale pritet të shpallë vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts