Ngushtimi shkaktohet nga ateroskleroza, një sëmundje në të cilën pllakat e kolesterolit depozitohen në murin e arterieve.
Ateroskleroza me kalimin e kohës mund ti bëj arteriet e qafës më pak elastike dhe të ngushtoj lumenin e tyre.
Ngushtimi i lumenit pengon qarkullimin e sasisë së nevojshme të gjakut në tru.
Sëmundja e arterieve karotide(arterieve të qafës) mund të jet pasojë edhe e sëmundjeve të tjera që dëmtojnë enët e gjakut.
GJENDJET SHËNDETËSORE QË DËMTOJNË ARTERIET E NJERIUT DHE MUND TË SHKAKTOJNË NJË RREZIK TË LARTË PËR SËMUNDJE TË ARTERIEVE KAROTIDE JANË:
• Presioni i lartë i gjakut – mund ti dëmtoj enët
e gjakut ose rrit rrezikun për dëmtimin e tyre.
• Kolesteroli i lartë – është një faktor rreziku
për aterosklerozën.
• Diabeti(sheqeri i lartë në gjak) – rrit rrezikun
për shfaqjen e tension të lartë dhe
aterosklerozës.
• Obeziteti(pesha e tepërt trupore) – rrit
rrezikun për diabet, tension të lartë dhe për
shfaqjen e aterosklerozës.
• Aktiviteti i pakët fizik – ndihmon në shfaqjen
e tensionit të lartë, diabetit dhe obezitetit .
• Duhanpirja – mund të irritoj pjesën e
brendëshme të arterieve, mund të rrit
tensionin dhe rrahjet e zemrës.
• Mosha e avansuar – i bën arteriet tuaja më
pak elastike dhe më të prekshme nga
dëmtimet.
• Një histori familjare për sëmundje të enëve
të gjakut – shoqërohet me një rrezik të lartë
për sëmundje të arterieve të karotideve.
SHENJAT E NGUSHTIMIT TË ARTERIEVE KAROTIDE(TË QAFËS).
Sëmundja e hershme e karotideve rrallë mund të shkaktoj ankesa.
Ankesat shfaqen kur njëra apo të dyja arteriet ngushtohen në mënyrë kritike(pothuajse të bllokuara) apo bllokohen. Një arterie karotide quhet e ngushtuar në mënyrë kritike kur është më shumë se 70% e bllokuar. Në këtë lloj situate i sëmuri është me një rrezik të lartë për të përjetuar iskemi cerebrale tranzitore ose goditje në tru.
Shenjat e ngushtimit të arterieve karotide janë:
• Dobësi e menjëhershme ose mpirje e
fytyrës, krahut apo këmbës(zakonisht në një
anë të trupit).
• Vështirësi në të folur apo kuptuar.
• Probleme të menjëhershme me shikim në
një apo në të dy sytë.
• Marramendje
• Dhimbje koke e menjëhershme
• Dobësim të një ane të fytyrës.
DIAGNOZA E SËMUNDJES VENDOSET ME EKZAMINIMET E MËPOSHTME:
Echo Doppler i arterieve karotideve(të qafës)
Ky test jo invaziv përdorë valët e zërit për të matur shpejtësinë dhe presionin e gjakut në arteriet e qafës.
TRAJTIMI I STENOZËS (NGUSHTIMIT) TË ARTERIEVE KAROTIDE
Mjeku do të vendos për mënyrën e trajtimit mbi bazën e ankesave dhe nëse i sëmuri ka kaluar goditje në tru apo jo.
Nese keni një ngushtim të arterieve karotide përpara se të keni përjetuar ndonjë godije në tru mjeku do tju sugjeroj ndryshime rrënjësore në mënyrën e jetesës.
Këtu perfshihen:
• Ndalimi i pirjes së duhanit
• Ushtrime fizike të rregullta
• Ushqyerje e shëndetshme
• Mjekimi i kujdesshëm i sëmundjeve të
zemrës apo diabetit.
• Të merren ilaqet me rregull
Trajtimi është më agresiv kur keni kaluar goditje në tru dhe me pas jeni diagnostikuar me ngushtim të arterieve karotide. Mjeku do të sugjeroj hapjen e arterieve karotide për të hequr ngushtimin.
KUJDESI AFATGJATË PËR SËNUNDJEN E ARTERIEVE KAROTIDE
Këtu përfshihen:
• Kontrolli i rregullt i presionit të gjakut,
• Kontrolli i sheqerit në gjak dhe kolesterolit
një ose dy herë në vit,
• Kryerja e Echo Doppler të karotideve një
herë në vit,
• Kontrolli i rregullt tek mjeku.
PARANDALIMI I NGUSHTIMIT TË ARTERIEVE KAROTIDE DHE VERTEBRALE (ARTERIEVE TË QAFËS)
Ka disa hapa për të bërë në menyrë që të zvogëlohen mundësitë e shfaqjes së kësaj sëmundje:
• Ndalimi i duhanit mund të zvogëloj rrezikun
brenda vitit në mënyrë të ngjashme me një
njeri që nuk pi cigare.
• Kufizimi i yndyrnave në dietë.
• Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në uljen e
kolesterolit, tensionit të gjakut dhe ndihmon
zemrën.
• Reduktimi i konsumit të alkoolit.
• Mbajtja e një peshe stabile të trupit mund të
zvogëloj rrezikun për tu shfaqur kjo
sëmundje.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100085140979012