Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shukri Buja, ka shprehur optimizëm për vendimin që pritet të merret më 16 shtator për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Buja, i cili ka shprehur më herët rezerva ndaj Dhomave të Specializuara, tha se pret që gjykata të marrë një vendim lirues.
“Qysh nga krijimi i saj e kam pasur qëndrimin se është gjykatë politike dhe e njëanshme për Kosovën. Deri sot nuk ka treguar ndonjë sinjal për vendime të drejta. Por ne presim që gjykata të marrë vendim në emër të popullit për t’i liruar, sepse ata janë simbole të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, është shprehur Buja për Indeksonlinen.
Vendimi përfundimtar për rastin pritet të publikohet, më 16 shtator.




















