Granit Xhaka ka dalë në konferencë për media në prag të ndeshjes së nesërme të Sunderlandit ndaj AZ Alkmaar në UEFA Europa League.

Mesfushori shqiptar foli për emocionet e rikthimit të Sunderlandit në arenën evropiane pas 33 vitesh, atmosferën që pret në stadium dhe sfidën që e pret skuadrën angleze, shkruan Indeksonline

“Do të thotë shumë, për të qenë i sinqertë. Sezonin e kaluar kemi shkruar histori, duke u rikthyer pas 33 vitesh. Kam filluar ta ndiej gëzimin e tifozëve dhe mendoj se stadiumi nesër do të jetë në zjarr. Klubi e meriton, tifozët e meritojnë dhe ne e meritojmë të jemi këtu për shkak të punës së madhe që kemi bërë sezonin e kaluar”, u shpreh Xhaka.

Reprezentuesi i Zvicrës pranoi se emocionet janë të mëdha përpara përballjes evropiane, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në kompeticionet e UEFA-s.

“Ndjenjat janë të përziera, por shpresojmë ta shijojmë ndeshjen nesër. Nuk ka ndjenjë më të mirë se kjo, të luash në garat e Evropës.”

Xhaka gjithashtu theksoi se Europa League sjell një nivel tjetër përgatitjeje dhe sfidash, ndryshe nga Premier League.

“Garat e Evropës janë ndryshe nga Premier League dhe do të jetë një sfidë për ne. Duke filluar nga gjyqtarët. Kundërshtarët janë ndryshe dhe analiza e lojës është më e thellë. Por jemi përgatitur mirë, edhe pse e dimë se sa të fortë janë ata. Luajmë në shtëpi dhe mezi presim një ndeshje të bukur.”

Për Xhakën, pjesëmarrja në Europa League është një arritje që pak njerëz e kishin parashikuar, ndërsa tashmë Sunderland e sheh këtë aventurë si një mundësi për të shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm.

“Jo shumë njerëz e pritën këtë, por ne ia dolëm. Kjo është një bonus për ne, por edhe një sfidë e madhe.”

Në fund, Xhaka foli edhe për ambiciet personale dhe dëshirën për të luajtur sërish në një finale të Europa League, këtë herë me fanellën e Sunderlandit.

“Është një ëndërr të luaj një tjetër finale të UEFA Europa League dhe shpresoj ta bëj këtë me Sunderlandin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts