Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe duke kërkuar që beteja ligjore të vazhdojë në shkallën e dytë. Haradinaj ka thënë se ky proces nuk duhet të shihet vetëm si një çështje që prek individët e dënuar, por si një çështje që lidhet drejtpërdrejt me Kosovën dhe të drejtën e saj për të mbrojtur luftën çlirimtare. “Vendimi i Hagës, në emër të popullit, është i padrejtë. Beteja në shkallën e dytë duhet të vazhdojë dhe duhet të fitohet. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit tim, por në emër të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.  “Nuk kemi atdhe tjetër, nuk kemi vend tjetër”, ka deklaruar Haradinaj, duke e lidhur qëndrimin e tij me mbrojtjen e Kosovës dhe të vlerave që, sipas tij, përfaqëson lufta e UÇK-së, ka thënë në fjalën e tij, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts