Kur janë bërë më shumë se gjashtë orë nga shpallja e aktgjykimit në Hagë, ministrja vazhdon të heshtë për vendimin e padrejtë.

Në mesin e krerëve institucionalë që kanë reaguar, ka qenë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, si dhe ministra të kabinetit të ri qeveritar e liderë të partive.

Por, ajo që mungon në këto reagime, deri në këto momente, është ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila vazhdimisht ka pasur akuza për disa prej ish-figurave të UÇK-së.

Gjithashtu, ndaj Gërvallës, vazhdimisht janë hedhur kritika e akuza për gjuhën e saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe qasjes së saj ndaj Gjykatës Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts