Pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagimet nga figura publike kanë vazhduar në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.

Në mesin e reagimeve ka tërhequr vëmendje edhe ai i ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka rishpërndarë në InstaStory një fotografi të këngëtares shqiptare Bleona Qereti, në të cilën ajo shihet e veshur me një bluzë me mbishkrimin “I love Hashim Thaçi”.

Përmes kësaj fotografie, Qereti ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Rishpërndarja e fotografisë nga Grenell vjen në mesin e reagimeve të shumta pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts