Pas kapitenit Amir Rrahmani, edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj ka njoftuar tërheqjen nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll.
Hadërgjonaj ka bërë të ditur se nuk do të jetë më në dispozicion të ekipit përfaqësues “nën drejtimin e stafit aktual teknik”.
Vendimi i tij vjen pas njoftimit të Rrahmanit për tërheqje nga Përfaqësuesja, duke shënuar një tjetër largim të rëndësishëm nga Kombëtarja e Kosovës.
Hadërgjonaj ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses kosovare ndër vite dhe ka kontribuar në disa cikle kualifikuese ndërkombëtare.





















