Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë thirrje për maturi, duke kundërshtuar etiketimin e kundërshtarëve politikë si “spiunë” e “tradhtarë”, si dhe shënjestrimin e dëshmitarëve apo qytetarëve, raporton IndeksOnline.

Ajo ka theksuar se çdo person që ka të dhëna për dëmtim të interesit kombëtar apo shtetëror duhet t’i paraqesë ato në organet e sigurisë dhe drejtësisë.

“Vlerat e luftës së UÇK-së nuk mbrohen me shpifje dhe kërcënime, por me të vërtetën, drejtësinë dhe dinjitetin”, ka shkruar Haxhiu. /IndeksOnline/

Postimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts