Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndarë 144 mijë e 657 euro e 53 centë.
Kjo me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet.
Vendimi u mor në mbledhjen e 87-të të KQZ-së që u mbajt të premten.
“Sipas rendit të ditës, me qëllim të financimit të aktiviteteve dhe punës së secilit deputet, KQZ mori vendim për ndarjen e 10% të mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për periudhën 13 shtator – 31 dhjetor 2026, sipas tabelës në vijim”, thuhet në njoftim.
Në vazhdim i gjeni partitë që përfituan më shumë para nga ky financim:
Po ashtu, KQZ shqyrtoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për pezullim të partisë politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), e cila nuk ka mbajtur deri më tani kuvendin zgjedhor.
“Partitë politike, sipas Rregullës Zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike janë të obliguara që ta informojnë Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) për mbajtjen e kuvendit/konventës. Partia politike Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), e regjistruar më 5 nëntor 2010, ka qenë e obliguar që kuvendin e radhës ta mbajë deri më 11 shtator 2026 dhe për këtë është njoftuar disa herë nga Zyra”, thuhet tutje në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Po sipas vendimit të KQZ-së, PAI obligohet që ta mbajë konventën/kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh, në të kundërtën do ta çregjistrojë atë nga regjistri i partive politike në Kosovë.




















