Vizitat e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, kanë nxitur edhe reagime në rrjetet sociale.

Një komentues e ka vlerësuar mbështetjen morale të Hamzës ndaj familjarëve të ish-krerëve të UÇK-së, por ka kritikuar faktin që, sipas tij, nuk është vizituar edhe familja e Rexhep Selimit.

“Vizitë e duhur në kohën e duhur, mbështetja morale ndaj familjarëve të Thaçit, Veselit e Krasniqit, por për mendimin tim nuk është dashur të anashkalohet familja e Rexhes, andaj uniteti në këtë kohë është i domosdoshëm!”, ka shkruar ai.

Pas këtij reagimi, Hamza ka sqaruar se ka kontaktuar edhe familjen e Rexhep Selimit.

“Edhe familjes së z. Selimi i kam shkruar dhe besoj se, kurdo që ata të jenë në mundësi, do të takohemi!”, ka thënë Hamza.

Hamza ditëve të fundit ka vizituar familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Vizitat janë paraqitur si mbështetje morale për familjarët e ish-krerëve të UÇK-së pas vendimit të gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts