Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të zhvillohet edhe sot protesta kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta ka hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa pjesëmarrësit do të mblidhen në qendër të kryeqytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të gjykatës.
Tubimi mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku protestuesit tash e gjashtë ditë po përcjellin mesazhet e tyre lidhur me procesin gjyqësor dhe aktgjykimin ndaj çlirimtarëve.




















