Dion Kaçuri ka folur për herë të parë pas bashkimit me Kombëtaren e Kosovës, duke shprehur kënaqësinë për vendimin për ta përfaqësuar fanellën “Dardane”.

Mesfushori 22-vjeçar, i cili nga viti 2026 është pjesë e SC Austria Lustenau në Austri, thotë se vendimi për Kosovën ka qenë i natyrshëm dhe i marrë me zemër.

“Ka qenë një vendim me zemër. E lehtë ka qenë për mua. Jam shumë i lumtur që mund të luaj për Kosovën. Do të provoj të jap maksimumin çdo ditë. Prindërit e mi kanë lindur këtu, janë rritur këtu, e gjithë familja ime është këtu. Unë vij një herë apo dy herë në vit, prandaj ishte vendim me zemër dhe i lehtë për mua”, është shprehur Kaçuri.

Kaçuri pritet të jetë një prej emrave të rinj në përbërjen e përzgjedhësit Franco Foda, në një cikël të rëndësishëm të UEFA Nations League.

Kosova bën pjesë në Grupin B3, së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts