Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi u konstituua pas afatit 30-ditor.

Ai ka thënë se Aleanca e ka paralajmëruar prej kohësh një situatë të tillë, duke akuzuar partinë fituese të zgjedhjeve të kaluara se ka zvarritur procesin për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.

“E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej 7 qershorit e deri më sot, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, Kosova tash shkon në zgjedhje dhe përgjegjësinë për këtë situatë ia ka atribuuar kryeministrit Albin Kurti.

“Gjykata Kushtetuese e nxori Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin. E të cilën datë po ashtu partia që i fitoi zgjedhjet e kaluara e priste.Shkeljet kushtetuese kurrë nuk kanë arsye patriotike. Çdo shkelje kushtetuese, kurdo dhe kudo qoftë ajo, bëhet vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Populli i Kosovës e ka të qartë çdo lojë politike për interesa të ngushta partiake të cilitdo akter, dhe po ashtu e ka të qartë se kush ofron zgjidhje që sjellin jetë më të mirë për qytetarët”, ka shkruar ndër të tjera Gjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts