Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku do të mbahet nata e 13-të e tubimit.

Protesta nis në orën 21:00, ndërsa gjatë mbrëmjes janë paraparë disa aktivitete dhe fjalime.

Programi do të hapet me Betimin e Ushtarit, të cilin do ta bëjë veterani Bekim Juniku. Ai më pas do të ndajë edhe dëshminë e tij personale.

Të pranishmëve do t’u drejtohen organizatori i protestës, Çlirim Haziri, gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola, si dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtarit”, ndërsa Luan Jahiri do të interpretojë një pjesë kushtuar Epopesë së Jezercit dhe një këngë ushtarake.

Në fund të programit është paralajmëruar edhe aksioni simbolik “Një minutë heshtje për drejtësinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts