Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 11:00.
Pos tjerash, Kuvendi ka bërë të ditur se cili është rendi i ditës i mbledhjes së kryesisë së vetë.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
- Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,
- Propozim i GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.


















