Ngrohja përmes sistemit të Termokosit do të nisë nesër.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Afërdita Uka në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.

Sipas saj, aktualisht në rrjetin e Termokosit janë të kyçur rreth 25 mijë konsumatorë, të cilët do të përfitojnë nga furnizimi me ngrohje gjatë sezonit të ri ngrohës.

Sa i përket zgjerimit të rrjetit, projektet e realizuara për këtë qëllim kanë përfunduar vitin e kaluar. Megjithatë, pritet që zgjerimi të vazhdojë edhe në lagje të tjera, me synimin për të përfshirë më shumë konsumatorë në sistemin e ngrohjes qendrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts