Kanë nisur homazhet pranë arkivolit të dëshmorit Idriz Rrecaj, mbetjet mortore të të cilit u gjetën në varrezën masive në Zubin Potok.
Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë po bëjnë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tij, si dhe sakrificën për lirinë e vendit.
Idriz Rrecaj po nderohet me respekt, ndërsa familjarët dhe të pranishmit i japin lamtumirën e fundit pas gjetjes së mbetjeve të tij mortore.


















