FOTO: AP
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë ndaj tetë personave të ndaluar pas përplasjeve me Policinë gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin shqiptar.
Në mesin e tyre është edhe 22-vjeçari me inicialet K. M., i cili u përfshi në një përleshje me gjashtë punonjës policie gjatë protestës. Fotografia e tij u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga figura të njohura publike.
Sipas mediave në Shqipëri, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 22-vjeçarin.
E njëjta masë është shqiptuar edhe ndaj katër personave të tjerë me inicialet Xh. P., E. Z., K. A. dhe K. H.
Ndërkohë, për tre protestuesit e tjerë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Masat e sigurisë janë caktuar pas incidenteve dhe përplasjeve ndërmjet protestuesve dhe forcave të rendit gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.


















