Në adresën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë raportohet se ka mbërritur një email kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente.

Top Channel raporton se në e-mail shkruhet: “Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë”.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts