Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të babait të tij, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, së bashku me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Fotografia është pjesë e arkivit të Kuvendit të Kosovës, ku ruhen materiale dhe dokumente që pasqyrojnë momente të rëndësishme institucionale të vendit.
Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim nga Haga më 16 shtator bashkë me tre ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.


















