Engjëlli numër 1
Gjithçka do të shkojë mirë: ditët dhe javët janë plot gëzime dhe dhimbje.
Por, para së gjithash, ato janë gjithmonë plot probleme të ndryshme. Sigurisht, shumë shpesh i bëni vetes pyetje të tilla si: “Kur do t’i shoh rezultatet e punës sime? Kur do të kem më shumë qartësi në atë që dua nga jeta ime? Çfarë duhet të bëj në këtë moment të jetës sime?
Gjithçka që duhet të ndodhë do të ndodhë! Mos u dëshpëroni, mos u kapni pas kohës. Tani punoni vetëm me dashuri, vullnet, guxim dhe, mbi të gjitha, besoni në veten tuaj dhe në jetën tuaj.
Në fund gjithçka do të jetë në rregull, dhe nëse e shihni që gjithçka nuk është akoma në vend, është vetëm sepse nuk ka ardhur ende koha. Vazhdoni të shpresoni dhe do të shihni që jeta do t’ju buzëqeshë!
Engjëlli numër 2
Ju keni plane dhe projekte që i lini gjithmonë jashtë vëmendjes, sepse vazhdimisht mendoni se nuk është koha. Ju mund të gjeni justifikime si: “Unë nuk jam gati”, “Unë nuk kam para”, “Tani nuk është koha”, “Unë jam shumë e zënë”, dhe për këtë arsye ju humbni ditë, muaj dhe vite dhe përfundoni duke mos bërë asgjë.
Engjëlli juaj dëshiron t’ju kujtojë se tani është koha juaj! Asnjëherë nuk është vonë për të ndërtuar dhe planifikuar përsëri planet tuaja të jetës. Ju jeni ende të rinj! Rinia është gjendje shpirtërore, kështu që ju duhet të jeni të guximshëm, të doni mendjen dhe shpirtin tuaj dhe t’i jepni vetes mundësinë për të mishëruar të gjitha këto ëndrra që ju i shtyni gjithmonë.
Engjëlli numër 3
Jeta është shkollë. Eshtë e vërtetë. Ajo ju kontrollon vazhdimisht, sepse në mënyrë të përsëritur dëshiron që ju të mësoni gjithçka që duhet të dini për një të ardhme të suksesshme.
Secila prej situatave në jetën tuaj ju ofron një qëllim unik dhe shembullor. Tani është koha të mos hezitoni dhe të ecni përpara në atë që po bëni. Nuk ka pse të hiqni dorë. Ecni përpara dhe besoni, sepse më e mira do të vijë. / meb.al