Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës zyrtare në Itali, është takuar me kreun e Komandës së Përgjithshme të Karabinierëve, Andrea Taurelli Salimbeni.
Në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, angazhimin e karabinierëve italianë në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës.
Sveçla ka bërë të ditur se me homologun italian kanë shkëmbyer pikëpamje për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës profesionale.
Ai ka theksuar se themelimi dhe zhvillimi i Xhandarmërisë së Kosovës është një nga prioritetet e Qeverisë, me synimin që kjo strukturë të ndërtohet sipas standardeve dhe praktikave më të mira.


















