Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani pati një paraqitje shumë të mirë përballë Sivassporit por ja që jo gjithmonë në futboll fiton më i miri.
Suharakasit u mposhtën me përmbysje me rezultat 1:2 e që bazuar në lojën dhe statistikat, Ballkani është dashur të fitojë këtë ndeshje pa shumë telashe.
Sido që të jetë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbylljen e fazës së Grupeve, Ballkani edhe pse është i fundit në tabelë, ende e ka fatin e tij në duart e veta.
Një fitore në fushën e vetë ndaj Slavia Prahas që luhet me 27 tetor do të ndizte maksimalisht shpresat për të ecur tutje, pasi do të ishte takimi i fundit që luhet në Rumani ndaj Cluj që do të vendoste gjithçka.
Megjithatë, sido që të mbyllen këto gara, Ballkani duhet përgëzuar për performancën e treguar pasi dëshmojë nivel të lartë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme e prezantoi futbollin tonë në arenën ndërkombëtare.