Qendra për informim, kritikë dhe aksion – “QIKA” ka njoftuar se sot në orën 13:30, do të realizojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj-Zekaj.

Sipas njoftimit, aksioni do të përcillet edhe me një konferencë për media.

Arlinda Sylaj-Zekaj, e cila u vra të dielën në mbrëmje nga kunati i saj, tri ditë para rastit i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun për jetën e saj.

Me një letër drejtuar prokurores në Pejë, ajo kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që siç kishte shkruar ajo, kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts