Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen, ku do të shqyrtohen disa çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe organizimin e seancës së ardhshme plenare.

Sipas rendit të ditës, pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Më pas, anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Në mesin e pikave të parapara janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga çështjet kryesore do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts