Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke u mbështetur edhe në arsyetimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Sipas vendimit, më 22 tetor 2026, presidentja ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të PDK-së, si sponsorizues i ligjit, që Kuvendit t’i jepet mundësia për ta rishqyrtuar atë.
“Më 22 tetor 2026 kam pranuar edhe porpozimin zyrtar të të Grupit Parlamentar të Partisë Dekokratike të Kosovës, si sponzorisues i Ligjit, për t’i dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës mundësinë qëta rishqyrtojë Ligjin”, thuhet në vendim.






















