Në shtete të ndryshme të Kontinentit të Vjetër po ashtu edhe në Skandinavi, në veçanti në Gjermani është një numër i madh i sportistëve shqiptarë që paraqiten me sukses, sidomos në lojën më të popullarizuar në botë, futbolli.
Një emër që po shquhet për grupmoshat e reja në Gjermani është edhe 16-vjeçari nga Kosova, Flamur Idrizi.
Talenti shqiptar luan me sukses në petkun e ekipit Djk Ingolstadt U17.
Idrizi është i shpejt, ka goditje të forta, driblues dhe i frikshëm para portierëve kundërshtarë.
Treguesi më i mirë është se në edicionin e kaluar ka qenë golashënuesi numër një.
Idrizi si synim e ka që me punë, angazhim dhe lojëra të mira, të arrijë rezultate sa më të mira me ekipin e tij.
Si çdo shqiptar, edhe Idrizi ka synim një ditë që të paraqitet në fanellën e kombëtares së Kosovës.