Spitali i përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka anuluar tenderin për furnizim me çarçafë, mbulesa, batanije dhe jastëkë për nevojat e pacientëve.

Sipas njoftimit për anulimin e aktivitetit të prokurimit, vendimi është marrë më 27 tetor, pas hapjes së tenderëv.

Në këtë aktivitet të prokurimit, të iniciuar përmes procedurës së hapur, ishin pranuar gjithsej dy tenderë.

Si kriter për dhënien e kontratës ishte përcaktuar çmimi më i ulët, sakaq vlera e paraparë e tenderit ishte 20 mijë euro.

Megjithatë, autoriteti kontraktues ka arsyetuar anulimin me shkeljen e ligjit për prokurimin publik, duke theksuar se shkelja ka ndodhur ose mund të ndodhë gjatë procedurës dhe nuk mund të rregullohet apo parandalohet përmes ndryshimit të kushteve të prokurimit.

Në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për natyrën konkrete të shkeljes që çoi në anulimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts