Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sylaj, i cili dyshohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim, duke deklaruar se djali i tij 12-vjeçar ka nevojë për kujdesin e tij.

“Kam fëmijën 12-vjeçar që tani nuk e di ku është, ka nevojë për kujdesin tim”, ka deklaruar Sylaj gjatë seancës dëgjimore.

Ai ka shprehur gjithashtu keqardhje për ngjarjen tragjike, duke pretenduar se ishte përpjekur ta parandalonte.

“Ndjej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj”, citohet të ketë deklaruar ai.

Prokuroria: Arlinda kishte raportuar kërcënime para se të vritej

Sipas përmbajtjes së aktvendimit, prokurori i shtetit Argzon Hasi ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj Sylajt, duke theksuar se ekzistojnë kushtet ligjore për këtë masë.

Prokurori ka bërë të ditur se Arlinda Zekaj, gjatë intervistimit nga Njësiti për Hetimin e Dhunës në Familje, kishte deklaruar se ishte kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas deklarimit të viktimës, Sylaj dyshohet se i ishte drejtuar me fjalët:

“Unë të thej, të mbys, çka lyp

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts