Të gjitha ndeshjet e planifikuara për sot në kuadër të Kupës së Mbretit në Spanjë janë shtyrë në shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat e aksidentit tragjik.

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) bëri të ditur se për pasditen dhe mbrëmjen e sotme ishin planifikuar gjithsej 24 ndeshje.

Përmes një njoftimi, RFEF ka bërë të ditur se datat e reja dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të shtyra do të publikohen në ditët në vijim, shkruan Sky News.

“Familja e madhe e futbollit spanjoll mbetet e bashkuar në dhimbje për këtë tragjedi, duke shprehur mbështetjen e saj për autoritetet në përpjekjet për t’u ndihmuar viktimave të këtij aksidenti shkatërrues”, thuhet në njoftimin e federatës.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjeve është marrë si shenjë respekti ndaj viktimave dhe solidariteti me të prekurit nga kjo tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts