Sot në Gjykatën e Apelit do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon prishjen e aktgjykimit ose ndryshimin e dënimit në një masë më të butë.
Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ngrihen pretendime lidhur me mënyrën e marrjes në pyetje të Murselit nga policia.
Avokatët pretendojnë se nuk janë marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.
Detajet e ankesës janë trajtuar edhe në kronikën e Klan Kosova të publikuar më 26 gusht.


















