Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, suspendimi i saj u bë me 7 vota pro.
Largimi i Vuçetajt nga kjo pozitë erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, transmeton Klankosova.tv.
Suspendimi ndodhi pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.


















