Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.

Hoti kaka mbajtur disa pozita të rëndësishme brenda Policisë.

Ai në të kaluarën ka shërbyer si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe në Departamentin e Krimeve të Rënda.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi, kryeministri Kurti, pas propozimit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, caktoi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti.” – njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts