Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të intervistohet sot, më 30.10.2026, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, raporton Kallxo.com, duke cituar burime.
Sipas këtij mediumi intervistimi i tij është planifikuar rreth orës 13:30 dhe do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Gjithashtu, raportohet se Rama do të intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.
Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me Prokurorinë Speciale dhe Komunën e Prishtinës, por deri tash s’kanë qenë të qasshëm.
Kryeqyteti më 22.07.2022 kishte hapur tender për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.
Vlera e tenderit ka qenë 12 milionë euro ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 36 muaj.


















