Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi mund të largohet nga Fenerbahçe gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi në garë për shërbimet e tij raportohet se është futur edhe klubi spanjoll Valencia.
Sipas raportimeve të mediave, Valencia e ka përfshirë 32-vjeçarin në listën e futbollistëve që synon t’i transferojë për të përforcuar repartin ofensiv.
Klubi spanjoll është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe preferon që marrëveshja të realizohet në formë huazimi.
Përveç Muriqit, në listën e dëshirave të Valencias janë edhe sulmuesi ukrainas Artem Dovbyk dhe braziliani Richarlison.
Megjithatë, transferimi i futbollistit kosovar nuk pritet të jetë i lehtë, pasi ai ka kontratë me Fenerbahçen deri më 30 qershor 2029.
Për ta realizuar këtë marrëveshje, Valencia duhet të gjejë një zgjidhje financiare që do ta bindte klubin turk ta lejonte largimin e tij.
Muriqi ka pasur paraqitje pozitive këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar dy asistime në 16 ndeshje zyrtare.
Mbetet të shihet nëse interesimi i klubit spanjoll do të konkretizohet me një ofertë zyrtare në janar.


















