Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur të hënën në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Gjatë takimit, McGurk e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e mandatit.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së.
Presidentja ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Ajo ka theksuar gjithashtu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për vazhdimin e bashkëpunimit me këtë organizatë, me qëllim të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.


















