Udinese ka vendosur të ndryshojë trajnerin, duke ndërprerë bashkëpunimin me Kosta Runjaićin pas humbjes 2-5 ndaj Romës dhe rezultateve të fundit zhgënjyese.

Runjaić largohet pas dy sezonesh në krye të skuadrës friulane, ndërsa vendin e tij pritet ta marrë italiani Paolo Zanetti.

Sipas raportimeve nga Italia, klubi ka arritur marrëveshje me Zanettin dhe nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet sonte.

Kontrata e trajnerit të ri pritet të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit, në qershor të vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts