Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një të premten ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare.
Në raportin policor bëhet e ditur se viktima nuk ka arritur t’u mbijetoj plagëve.
“Stacioni i Autobusëve, Prishtinë 06.11.2026 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku ku një autobus që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


















