Gjatë kontrolleve të rregullta të realizuara nga stafi i Sigurimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, është zbuluar një substancë e dyshuar narkotike në perimetrin e brendshëm të institucionit.

Kontrollet janë realizuar me fillimin e ndërrimit të punës, sipas praktikave të zakonshme të sigurisë, me ç’rast janë kontrolluar edhe shëtitoret brenda hapësirës së rrethojës së institucionit.

Lidhur me rastin, është njoftuar Policia e Kosovës dhe sasia e dyshuar narkotike është konfiskuar. Gjithashtu, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

Kontrollet e rregullta dhe vigjilenca e stafit të Sigurimit janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve dhe substancave të palejuara në institucionet korrektuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts