Katër persona janë arrestuar në tri lokacione të ndryshme në Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale që lidhen me narkotikët.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës u zhvillua dje në mesditë në Prishtinë, Gjakovë dhe në pikën e kufitare në Mutivodë.
Gjatë operacionit, policia ka arrestuar katër persona, shtetas të Kosovës, ndërsa gjatë kontrolleve ka gjetur dhe konfiskuar 14 kilogramë e 815 gramë marihuanë.
Përveç substancave narkotike, policia ka sekuestruar edhe katër telefona celularë, dy pistoleta, 62 fishekë, si dhe 9 mijë e 120 euro dhe 350 franga zvicerane.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

















