Policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 1,100 eurosh ndaj një kompanie dhe drejtuesit të një kamioni për ndotjen e rrugës në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Sipas policisë, gjatë patrullimit të së mërkurës është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte pastruar rrotat para se të dilte nga një vendpunishte me baltë në rrugën e asfaltuar.

Si pasojë, është ndotur rruga dhe është rrezikuar siguria e pjesëmarrësve në komunikacion.

Për këtë shkelje, kompania pronare e kamionit është gjobitur me 1,000 euro, ndërsa drejtuesi i automjetit me 100 euro.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë me masa ndaj shkelësve që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts