Janë zhvilluar ndeshjet e javës së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku nuk munguan rezultatet interesante dhe përballjet e luftuara.

Istogu shënoi fitoren më të thellë të kësaj jave, duke mposhtur Suharekën me rezultat 4-2. Fitore mori edhe Prishtina e Re, e cila triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Trepçës ’89.

Ferizaj regjistroi fitore 3-1 ndaj Lirisë, ndërsa Vëllaznimi mposhti Tefik Çangën me rezultat 2-0. Ramiz Sadiku fitoi 2-1 ndaj Kikës.

Në përballjet e tjera, 2 Korriku dhe Lepenci u ndanë në barazim 2-2, po me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja mes Vjosës dhe Besës së Pejës. Mitrovica dhe Trepça barazuan pa gola, 0-0, ndërsa Rilindja 1974 dhe Dinamo luajtën baras 1-1.

Pas 18 javësh, Liria mbetet lider me 42 pikë, ndërsa Ferizaj dhe Prishtina e Re ndajnë vendin e dytë me nga 36 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts